përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Tontić, Stevan

.

tontic_stevan
© Goranka Matić

Stevan Tontić, i lindur më 1946 në Sanski Most (Bosnje-Hercegovinë), ka studiuar filozofi dhe sociologji në Sarajevë. Ka botuar njëmbëdhjetë vëllime me poezi, një roman dhe dy libra me ese, ka përgatitur gjithashtu antologji të zgjeruara të poezisë moderne (nga poezia serbe, kroate dhe bosnjake e shekullit 20), si dhe të poezisë moderne serbe. Pas gati nëntë vjetësh (1993-2001) në mërgim gjerman (Berlin), jeton sërish në Sarajevë. Stevan Tontić ka përkthyer shumë libra nga gjermanishtja në serbisht. Krahas një numri çmimesh në Bosnje dhe Serbi, ka marrë në Gjermani çmimin nxitës Horst Bienek prej Akademisë Bavareze të Arteve të bukura dhe çmimin „Letërsia në mërgim“ prej qytetit Heidelberg. Pas afro nëntë vjetësh në mërgim (1993 - 2001) në Gjermani (Berlin), u kthye në Sarajevë dhe prej andej në vitin 2014 shkoi të jetonte në Novi Sad (Serbi).

partner projektesh

traduki partners 2014 d