përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Pekic, Borislav

.

pekic_borislav
Borislav Pekic, i lindur më 1930 në Podgoricë të Malit të Zi, bën pjesë në shkrimtarët më të rëndësishëm serbë të shekullit 20. Më 1948, pak kohë pas përfundimit të shkollës në Beograd, ai u dënua me 15 burg në izolim si themelues i lidhjes së fshehtë „Rinia demokratike e Jugosllavisë“. Pasi u lirua pas 5 vjetësh, studioi psikologji në universitetin e Beogradit.

Borislav Pekic punoi në fillim si skenarist për teatrin dhe filmin. Më 1965 botoi romanin e tij të parë. Vijuan romane të tjera të shumta, tregime të shkurtra, ese dhe letra. Veprat e tij kanë marrë shumë herë çmime dhe janë përkthyer në thuajse të gjitha gjuhët europiane. Më 1971 Borislav Pekic u zhvendos në Londër, ku vdiq më 1992.

partner projektesh

traduki partners 2014 d