përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Imperien. Die Logik der Weltherrschaft - vom Alten Rom bis zu den Vereinigten Staaten

muenkler_imperienÇfarë i karakterizon perandoritë? Cilat janë rreziqet që fsheh në vetvete rendi perandorak? Çfarë shansesh ofron? Papritur këto pyetje nuk shfaqin interes vetëm historik. Në kohën tonë SHBA kanë një mbisundim që për shumë vetë është kërcënues. Janë politikanët në Uashington ata që i përcaktojnë rregullat të cilat pjesa tjetër e botës duhet t’i ndjekë? Apo ekziston ndonjë logjikë e sundimit botëror, së cilës edhe ata duhet t’i nënshtrohen? Herfried Münkler tregon se si funksionon një perandori dhe ç’lloje perandorish kanë ekzistuar në të shkuarën. Një ecje e sigurt nëpër histori dhe njëkohësisht një analizë e shkëlqyer e një teme mëse aktuale.

Imperien. Die Logik der Weltherrschaft - vom Alten Rom bis zu den Vereinigten Staaten (Perandoritë. Logjika e sundimit të botës – prej Romës së lashtë deri te Shtetet e Bashkuara) nga Herfried Münkler ka dalë në përkthim serbisht (Leseprobe – fragment leximi) nga Slobodan Damjanović nën titullin Imperije. Logika vladavine svetom - od starog Rima do Sjedinjenih država pranë botimeve Albatros plus, Beograd dhe në përkthim kroatisht (Leseprobe – fragment leximi) nga Nadežda Čačinović nën titullin Imperiji. Logika svjetske vladavine - od Staroga Rima do Sjedinjenih Američkih Država pranë botimeve Izdanja Antibarbarus, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d