përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Berlin liegt im Osten

576 veremej berlinKy debutim madhështor e nis rrëfimin në një qytet kaukazian për të kaluar më pas nga Leningradi në Berlin, duke  i mbartur që në titull motivet gjeografike dhe kulturore të romanit. Autorja rrëfen me një gjuhë të larmishme për enklavat urbane të migrantëve rusë dhe për fëmijërinë provinciale në ish-Bashkimin Sovjetik. Berlini i këtij romani, ngjarja e të cilit zhvillohet përreth Alexanderplatz-it, ruan rezervatet e veta me vetmi dhe vitalitet dhe gjallërohet përmes zërit të veçantë të rrëfimtares në vetën e parë, e cila ushtron profesionin në dukje jo spektakolar të një infermiereje geriatrike. Ndodhitë e jetës së pacientëve të saj kalojnë përmes saj dhe lidhen me biografinë e saj. Një Berlin me histori plot jetë dhe një shkrimtare që e vendos veten në krah të personazheve të saj.

Berlin liegt im Osten [Berlini është në Lindje] nga Nellja Veremej është përkthyer në gjuhën boshnjake (fragment) nga Mira Đorđević me titull Berlin se nalazi na istoku  pranë botimeve Buybook, Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d