përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Schwitter, Monique

.

schwitter moniqueMonique Schwitter u lind në vitin 1974 në Cyrih. Ajo studioi regji dhe aktrim në Mozarteumin e Salzburgut dhe më pas ka luajtur në skena të ndryshme të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Prej vitit 2002, boton tekstet e veta. Në vitin 2005 u botua vëllimi i saj i parë me tregime, Wenn’s schneit beim Krokodil. Prej vitit 2010 Monique Schwitter është autore në profesion të lirë. Jeton në Hamburg. Për veprën e saj është shpërblyer me shumë çmime. Ndër të tjera është fituese e Çmimit Zviceran të Librit 2016 dhe – për romanin Eins im Andern – e Çmimit Zviceran të Librit 2015.

partner projektesh

traduki partners 2014 d