përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Im Frühling sterben

530 rothmann fruehlingWalter Urban dhe Friedrich – "Fiete"– Caroli, dy mjelës shtatëmbëdhjetëvjeçarë nga Gjermania e Veriut rekrutohen me detyrim në ushtri, në shkurtin e vitit 1945. Njëri caktohet shofer furnizimi për ushtrinë esesëve (Waffen-SS), tjetri, Fieteja, dërgohet në front. Ai dezerton, kapet dhe dënohet me vdekje, ndërsa Walteri, shefi cinik i të cilit nuk lejon asnjë kundërshtim, gjendet krejt papritur me karabinë përballë shokut të tij të ngushtë.

Im Frühling sterben [Të vdesësh në pranverë] i Ralf Rothmann-it është botuar në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Ljubomir Iliev, me titull Разстрел напролет, pranë botimeve Atlantis KL, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d