përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Kosa posvuda

516 tulic kosaMe një rrëfim stilistikisht brilant, me vëzhgime të mprehta, humorplota dhe të pasura në mendime, Tea Tulić reflekton në romanin e saj debutues mbi sëmundjen dhe vdekjen. Në qendër të kësaj sage familjare është linja femërore gjyshe – nënë – bijë. Nga perspektiva e një fëmije, bija rrëfen për sëmundjen në përkeqësim e sipër të së ëmës. Pak nga pak nëna dhe fëmija ndërrojnë rolet. E bija merr përsipër gjithnjë e më shumë përkujdesjen për të ëmën, ndërsa gjyshja, e cila prej shumë vitesh nuk bën dot pa ndihmë, bëhet figura më fëminore e romanit.

Kosa posvuda [Ngado qime] e Tea Tulić-it është botuar në maqedonisht (fragment), përkthyer nga Gjoko Zdraveski, me titull Коса насекаде, pranë shtëpisë botuese Templum, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d