përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Vișniec, Matei

.

visniec mateiMatei Vișniec u lind në vitin 1956 në Rumani, është një dramaturg rumuno-francez, poet dhe prozator. Ka studiuar filozofi në Bukuresht. Që nga viti 1977 nisi të shkruante drama që ngjallnin interes të madh te qarqet letrare, por që nuk lejoheshin të viheshin në skenë. Ndërmjet viteve 1980 dhe 1987 – viti në të cilin ai u largua nga Rumania dhe shkoi në Francë, ku fitoi azil politik – publikoi tre vëllime me poezi. Në Francë e vazhdoi punën si shkrimtar, nisi të publikonte në frëngjisht dhe të punonte për Radio France Internationale. Për veprën e tij është shpërblyer me shumë çmime, dramat e tij janë shfaqur në mbi 20 vende, dhe në Rumani njehet ndër autorët më të inskenuar të kohës së sotme.

Website

partner projektesh

traduki partners 2014 d