përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Vovk, Urban

.

vovk urbanUrban Vovk, i lindur në vitin 1971 në Kranj, studioi filozofi në Universitetin e Lubjanës. Punon si shkrimtar, redaktor, kritik letërsie dhe përkthyes i lirë. Për librin e parë, vëllimin me ese V teku časa, u nderua në vitin 2002 me çmimin "Stritar" të Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovenë. Vijuan një vëllim tjetër me ese si edhe monografia Res neznosna resnobnost!?, të cilën ia dedikoi autorit të tij më të preferuar, nobelistit J. M. Coetzee. Në fund të vitit 2015 u botua libri me titull Garaže, vëllimi i parë i tij me tregime. Krahas veprimtarisë si shkrimtar, kritik dhe redaktor pranë LUD Literatura, Urban Vovk përkthen edhe vepra letrare nga gjuhët e vendeve ish-jugosllave dhe anglishtja.

partner projektesh

traduki partners 2014 d