përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Lüscher, Jonas

.

luescher jonasJonas Lüscher, lindur në vitin 1976 në Zvicër, u rrit në Bernë, ku prej vitit 1994 deri në vitin 1998 studioi për mësues të shkollës fillore në Seminarin Pedagogjik Evangjelist "Muristalden". Mbas disa vitesh pune si këshilltar filmi dhe teatri në "Münchner Filmwirtschaft", studioi në "Hochschule für Philosophie München" (2005 deri në vitin 2009). Paralelisht Lüscher-i punonte si lektor i lirë. Në vitin 2009 përfundoi studimet me gradën magjistër. Vijuan dy vjet si bashkëpunëtor shkencor në Institutin "Technik-Theologie-Naturwissenschaften" (TTN) të Universitetit "Ludwig Maximilian" në Mynih, paralelisht punonte si mësues etike në Shkollën Shtetërore për Ekonomi Mynih/Pasing. Vitet 2012/13 i kaloi me një bursë të Fondit Kombëtar të Zvicrës, nëntë muaj si visiting researcher pranë "Comparative Literature Department" të Universitetit Stanford. Jonas Lüscher jeton prej vitit 2001 në Mynih. Libri i tij Frühling der Barbaren u nominua në vitin 2013 për Çmimin Gjerman të Librit dhe për Çmimin Zviceran të Librit. Po atë vit iu dhanë Çmimi "Franz Hessel", Çmimi i Letërsisë së Bernës dhe Çmimi Bavarez për Artin (Bayerischer Kunstförderpreis).

partner projektesh

traduki partners 2014 d