përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die politische Theologie des Paulus

taubes_paulusNë shkurt 1987, pak javë para se të vdiste, Jacob Taubesi mbajti para një dore dëgjuesish të paktë katër leksione mbi Palin, të cilat i kishte konceptuar si testamentin e tij shpirtëror. Ai hyn kështu si një përjashtim radikal në lëmin e hulumtimeve mbi Shën Palin, domen i shkencës kristane mbi Biblën, në kontekste krejt të reja, duke trajtuar tiparet hebreje që u fshinë më pas nga Pali i krishterë. Taubesi trajtimin që i bën Palit hebre nuk e sheh si të ishte ndonjë copëz rindërtimi shkencor i historisë. Përkundrazi, ai ka për synim që të çelë, në këtë kryqëzim të hebraizmit me krishtërimin e parë dritare drejt formave të besimi të dhe të jetës, të cilat janë mbuluar nga mbishtresimet institucionale, deri aty sa të shmangen krejt nga zhvillimi historik. Këto leksione janë një çmontim i historisë kristiane mbi letrën drejtuar romakëve, e cila ka qëndruar gjithmonë nën moton „Besimi në vend të veprës“.

Die politische Theologie des Paulus [Teologjia politike e Palit] me autor Jacob Taubes ka dalë në përkthimin kroatisht (sprovë për lexim) nga Roman Karlović nën titullin Pavlova politička teologija pranë Ex Libris, Rijeka, dhe rumanisht (sprovë për lexim) nga Maria-Magdalena Anghelescu nën titullin Teologia politică a lui Pavel pranë Editura Tact, Cluj-Napoca .

partner projektesh

traduki partners 2014 d