përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Surroi, Veton

.

surroi vetonVeton Surroi u lind në vitin 1961 në Prishtinë, Kosovë. Në vitin 1982 ai u diplomua në Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë së Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM). Pas kësaj punoi si redaktor i gazetës së përditshme në gjuhën shqipe Rilindja. Në vitin 1989 themeloi grupin e parë opozitar në Kosovë, degën kosovare të „Iniciativës Jugosllave Demokratike“ (UJDI). Në vitin 1990 ngriti gazetën e përjavshme të pavarur KOHA, në vitin 1997 të përditshmen KOHA Ditore, e cila deri më sot ka mbetur gazeta kryesore e përditshme e Kosovës, dhe në vitin 2000 stacionin televiziv KTV. Në vitin 1999 ishte njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Rambujesë për Kosovën, dhe prej vitit 2005 deri në vitin 2007 ishte pjesëmarrës në negociatat vjeneze para pavarësimit të Kosovës. Ka qenë për shumë vite edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, si kryetar i partisë reformatore ORA. Për veprimtarinë gazetareske dhe politike, Surroi është vlerësuar me disa çmime, ndër të tjera, me çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve IFJ në vitin 2000 dhe me çmimin holandez të paqes, "Geuzen".

partner projektesh

traduki partners 2014 d