përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nachtgras

371 nachtgras filkovaFedia Filkova u ka dhënë zërin e saj poeteve të mëdha austriake, si Ilse Aichinger, Ingeborg Bachmann dhe Friederike Mayröcker, duke i përkthyer ato në bullgarisht; sigurisht, kjo nuk ia ka dëmtuar zërin, përkundrazi ia ka forcuar dhe mprehur, siç na e dëshmon kjo përmbledhje me poezi që në gjermanisht botohen për herë të parë.

Vargjet e Filkovas janë shpesh të shkurtra dhe lapidare: më pranë heshtjes, se fjalës. Ndonjëherë enigmatike, shpesh shumë të qarta: si të zhytura në dritën e kupës qiellore, në mos në errësirën veshëmprehtë; selitur në “kreshtë të gjërave”. Nga tekst në tekst krijohet lehtësi surprizuese, tranzitori: skulptura të vogla prej rëre përkohësisht të palëvizshme – fotografuar dhe dorëzuar, modeluar dhe moduluar gjithnjë nga e para.  

Vëllimi dygjuhësh Nachtgras [Bar nate], me poezi të Fedia Filkova-s, ka  dalë pranë botimeve Drava, Klagenfurt: Nga bullgarishtja (fragment) e ka përkthyer Andreas Tretner.

partner projektesh

traduki partners 2014 d