përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Luhmann, Niklas

.

luhmann niklasNiklas Luhmann u lind më 1927 në Lüneburg dhe konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të teorisë sociologjike të sistemeve në hapësirën gjuhës gjermane. Në moshën 17-vjeçare u rekrutua në ushtrinë gjermane si ndihmës i Armatës Ajrore (Luftwaffe) dhe në vitin 1945 ra rob i amerikanëve. Pas përfundimit të luftës studioi shkenca juridike në Freiburg. Në vitet 1954-1962 punoi si nëpunës administrate në Gjykatën e Lartë Administrative në Lüneburg dhe në Ministrinë e Kulturës së Saksonisë së Poshtme (Niedersachsen). Gjatë një qëndrimi me bursë studimore në Universitetin Harvard (SHBA), Luhmann u njoh nga afër me Talcott Parsons dhe teorinë e sistemeve strukturoro-funksionale të tij. Një vit më vonë publikoi librin e tij të parë Funktionen und Folgen formaler Organisation [Funksione dhe rrjedhoja të organizimeve formale], pas të cilit më 1965 u bë drejtor departamenti në Sozialforschungsstelle Dortmund. Në vitin 1966 punimet e tij Funktionen und Folgen formaler Organisation si dhe Recht und Automation in der öffentlichen Verwaltung [Drejtësi dhe automatizim në administratën publike] u pranuan si disertacion përkatësisht shkrim habilitimi nga Universiteti i Münsterit. Prej vitit 1968 deri më 1993 Luhmann ishte profesor sociologjie në Universitetin e Bielefeldit. Vepra e tij kryesore Die Gesellschaft der Gesellschaft, rezultat i një pune studimore tridhjetëvjeçare u botua në vitin 1997. Më 6 nëntor 1998 Niklas Luhmann vdiq në Oerlinghausen pranë Bielefeldit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d