përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Sebald, W.G.

.

sebald wgW. G. Sebald, lindur më 1944 në Wertach, studioi gjermanistikë në Freiburg në Breisgau dhe në Universitetin e Fribourgut në Zvicër. Më 1966 ai emigroi në Angli, ku më 1973 mbrojti doktoratën me një disertacion për Döblinin. Në vitin 1986 fitoi titullin e docentit universitar pranë Universitetit të Hamburgut. Më 1989 W.G. Sebald themeloi British Centre for Literary Translation pranë University of East Anglia në Norwich. Që prej fundit të viteve 80ta botohen rregullisht vepra letrare të tij, të cilat në fillim në Gjermani mbeten të panjohura, ndërsa në Angli, Amerikë dhe Francë ai konsiderohet si një nga kandidatët për çmimin Nobel. Më 1996 W.G. Sebald pranohet në Akademinë Gjermane për Gjuhë dhe Poezi, më 1998 në Akademinë Bavareze të Arteve të Bukura. Sebald është angazhuar për gjermanistikën në Britaninë e Madhe dhe ndërmjetësimin e letërsisë nga gjermanishtja në hapësirën angleze. Më 2001 ai humbi jetën në një incident automobilistik jo larg banesës së tij.

www.wgsebald.de

partner projektesh

traduki partners 2014 d