përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Paić, Žarko

.

paic zarkoŽarko Paić, shkrimtar, filozof, sociolog, kritik, eseist dhe teoricien i artit dhe arkitekturës bashkëkohore, u lind më 1958 në Kutina (Kroaci). Pas përfundimit të studimeve për politologji në Universitetin e Zagrebit ai kreu magjistraturën në degën e filozofisë dhe më 2005 mbrojti doktoratën në sociologji. Ai është anëtar i Shoqatës për Mbështetjen e Filozofisë, të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kroacisë (HDP) dhe të PEN-Qendrës së Kroacisë dhe punon si docent për sociologji kulture, estetikë, semiotikë dhe komunikim pamor në Fakultetin e Teknologjisë së Tekstileve të Universitetit të Zagrebit. Žarko Paić ka botuar shkrime filozofike dhe sociologjike, shkrime për teorinë e artit bashkëkohor, të politikës kulturore dhe të zhvillimit të kulturor, si dhe ese dhe kritika letrare brenda dhe jashtë vendit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d