Shtyp

Tacheva, Rossitsa

.

305 tacheva rossitsaRossitsa Tacheva u lind më 1946 në Sofje. Mbaroi gjimnazin në gjuhën angleze dhe studioi filologji franceze në qytetin e lindjes. Deri më tani ka përkthyer mbi pesëdhjetë libra nga autorë si Balzac, Maupassant, Flaubert, Céline, Albert Cohen, San Antonio, Jean Jeunet, Kundera, Cioran etj.

Ajo është autore e tre librave: За дипломатите и хората [Mbi diplomatët dhe njerëzit,  1998), Домашен апокалипсис  [Apokalips shtëpiak, 2000), Колкото до шотландеца [Kaq shumë për skocezin], 2010). Për përkthimet e saj është shpërblyer disa herë me çmimin e shoqatës së përkthyesve bullgarë: për Bouvard et Pecuchet 1985 të Flaubertit, për Voyage au bout de la nuit 1996 të Louis-Ferdinand Céline, për Cahiers 2006 të Cioranit dhe për Les Mandarins 2013 të Simone de Beauvoir. Për Колкото до шотландеца në vitin 2010 ka marrë çmimin Helikon.