përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Selimović, Meša

.

selimovic mesaMeša Selimović, lindur më 1910 në Tuzla, është një nga shkrimtarët më të njohur të ish Jugosllavisë. Në vitet 1930 ai studioi gjuhë serbokroate dhe letërsi jugosllave në Beograd. Vitet e para të luftës ai i kaloi në Tuzla, derisa më 1943 u arratis në zonën e çliruar dhe iu bashkua partizanëve. Që nga viti 1947 e më pas Selimović jetoi në Sarajevë. Në të njëjtin vit u botua libri i tij i parë Uvrijeđeni čovjek, i cili u pasua nga shumë vepra të tjera. Me romanin e tij të suksesshëm Derviš i smrt (Dervishi dhe vekja), për të cilin ai shumë shpesh është propozuar për çmimin Nobel për letërsi, ai arriti më 1966 të dalë në skenën ndërkombëtare. Më 1971 Meša Selimović u transferua në Beograd, ku vdiq më 1982.

partner projektesh

traduki partners 2014 d