përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nikolaidis, Jovan

.

nikolaidis jovanJovan Nikolaidis, lindur më 1950 në Ulqin, ka punuar që nga viti 1974 në Sarajevë për të përditshmen “Oslobođenje”. Në fillim të viteve 1990 u kthye në qytetin e tij të lindjes, Ulqin, dhe iu përkushtua dialogut kulturor ndërmjet Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë. Ai ka themeluar shtëpinë botuese “Plima” dhe ka iniciuar revistën kulturore malazezo-shqiptare “Plima-Batica”. Veç kësaj ai është nismëtar dhe botues i revistës së parë shqipfolëse në Mal të Zi “Kronika”. Ndër veprat e tij më të rëndësishme si shkrimtar numërohen romanet Velaskez dhe Valdinos 33, kronikat Ulqinska pisma dhe Fosforne brojanice si dhe analizat politike Crnogorska krivica rreth çështjes së fajit në Mal të Zi.

partner projektesh

traduki partners 2014 d