përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ramuz, Charles Ferdinand

.

ramuz charles-ferdinandCharles Ferdinand Ramuz (1878-1947) ka qenë një shkrimtar, poet dhe eseist zviceran dhe konsiderohet si përfaqësuesi më i rëndësishëm i letërsisë zvicerane në frëngjisht. C.F. Ramuz u lind më 24 shtator 1878 në Cully-sur-Lausanne. Mbas përfundimit të collège classique, Ramuz shkoi në gjimnaz dhe në vitin 1896 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Lozanës. Rreth 1900ës ai shkoi për herë të parë në Paris për të vazhduar studimet. Në vitin 1904 ai u shpërngul përfundimisht në Paris për të shkruar një doktoratë për poetin Maurice de Guérin. Por ai hoqi dorë nga ky plan dhe vazhdoi të punonte si poet. Në Paris ai u njoh edhe me bashkëshorten e tij të mëvonshme Cécile Cellier. Nga martesa lindi një vajzë. Në vitin 1914 Ramuz u largua nga Parisi dhe së bashku me familjen e tij u kthye sërish në Lozanë të Zvicrës. Ai ka publikuar shumë vepra, të cilat janë nderuar me shumë çmime, ndër të tjera, më 1936 me Çmimin e Madh të Fondacionit Zviceran Schiller. Ai vdiq më 1947 në Pully (Kanton Waadt).

partner projektesh

traduki partners 2014 d