përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Schillock, Loreta

.

schillock loretaLoreta Schillock u lind më 1974 në Berat, Shqipëri. Pas studimit të anglistikës në Çikago ajo punoi si mësuese. Që prej vitit 2001 jeton në afërsi të Stuttgartit dhe merret me përkthime letrare. Ndër të tjera ajo ka përkthyer në shqip vepra nga Heinrich Heine. Në gusht të vitit 2012 doli në “Edition Thanhäuser” vëllimi me poezi Ein Buch Ein Meer [Një libër. Një det] i shkrimtarit shqiptar Arian Leka, një pjesë e poezive të të cilit i ka përkthyer ajo në gjermanisht. Në kuadër të projektit „Literatur in Flux“ të rrjetit evropian të qendrave letrare HALMA ajo gjithashtu ka përkthyer disa tekste nga Leka. Edhe në gazetën kulturore të EvropësLettre International” kanë dalë përkthimet e saj. Romani i saj i parë i përkthyer në gjermanisht është “Onufri” nga Xhevair Lleshi. Aktualisht ajo studion gjermanistikë dhe linguistikë në Heidelberg dhe Stuttgart.

partner projektesh

traduki partners 2014 d