përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ostwärts, westwärts – Istočno, zapadno

209 minic ostwaerts

75 poezi nga Snežana Minić të marra nga pesë vëllime me poezi i ka përmbledhur në pesë cikle poetike Dragoslav Dedovići si editor. Autorja konsiderohet si një nga poetet më të rëndësishme serbe dhe që prej vitit 1992 jeton në Gjermani. Pamundësia për të qëndruar në vendin e saj, por edhe ajo e të jetuarit pa atdhe, karakterizon shumë vargje të saj.
Burimi tradicional i poezisë së saj është avangarda serbe e periudhës ndërmjet luftërave botërore dhe surealizmi serb mbas Luftës së Dytë Botërore. Manierizmi gjuhësor, shformimi i tablove, por aty-këtu edhe shamanizmi në ritëm kanë edhe burime private: „Stërgjyshja ime ka qenë mjekëse. Ajo kishte forca të veçanta.“ E lidhur me këtë është poezia popullore serbe. Nëna e Snežana Minić-it i dinte përmendësh këngët „e burrave“ dhe i donte ato. Poetja e sheh veten në këtë traditë femërore ndërmjet forcës mjektare të stërgjyshes dhe poezisë popullore epike të së ëmës. Ajo plotësohet nga brishtësia e kultivuar urbane e një zëri femëror në mërgim. Një zë që tërheq veshin.

Përzgjedhja dygjuhëshe Ostwärts, westwärts – Istočno, zapadno [Nga lindja, nga perëndimi] me poezi nga Snežana Minić ka dale pranë botimeve Drava, Klagenfurt, përzgjedhur nga Dragoslav Dedović dhe përkthyer nga serbishtja në gjermanisht (sprovë për lexim) nga Matthias Jacob.

partner projektesh

traduki partners 2014 d