përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Micanovic, Miroslav

.

micanovic miroslavMiroslav Micanovic, i lindur më 1960 në Brcko, ka studiuar në Universitetin e Zagrebit. Ai shkruan poezi, tregime, ese dhe kritika. Tekstet e tij janë publikuar në antologji të ndryshme dhe janë përkthyer në sllovenisht, ukrainisht, lituanisht, hungarisht, polonisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Për vëllimin e tij me përkthime Zib më 1998 ka marrë çmimin „Duhovno hrašce“, vëllimi i tij me tregime Trajekt u vlerësua më  2004 me çmimin Fran Galovic. Ai është përgatitës i disa antologjive dhe autor i antologjisë me poezi bashkëkohore kroate Utjeha kaosa, e cila u publikua më 2006 në Zagreb. Miroslav Micanovic është prej shumë kohësh redaktor i revistës letrare Quorum dhe bashkëpunëtor i Shoqatës Naklada MD. Ai aktualisht punon në Agjencinë e Edukimit dhe Arsimit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d