përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Prezantim libri në Zagreb dhe Rjekë: "Historia e udhëtimit hekururdhor"

.

povijest_putovanja
Prezantim libri në Rjekë
Në Zagreb dhe Rjekë u prezantua në prill libri i Wolfgang Schivelbusch-it Geschichte der Eisenbahnreise (Historia e udhëtimit hekururdhor). Përkthimi kroatisht nën titullin Povijest putovanja željeznicom u botua me mbështetjen e TRADUKI-it më 2010 pranë shtëpisë botuese zagrebase Ljevak. Folën për këtë libër: përkthyesi Boris Perić, Dr. Tomislav Pletenac i Fakultetit Filozofik të Zagrebit dhe filozofi e historiani Snježan Hasnaš. Wolfgang Schivelbusch, lindur më 1941 në Berlin, studioi letërsi, filozofi dhe sociologji në Frankfurt mbi Main dhe jeton prej vitit 1973 si shkrimtar i lirë në New York dhe Berlin.
Shtyp

Ingo Schulze ‒ Udhëtim leximesh në Shkup

.

schulze_ingo
Ingo Schulze
Ingo Schulze do të lexojë më 3 dhe 4 qershor në Shkup të Maqedonisë. Shkas për këtë udhëtim leximesh janë përkthimet në maqedonisht të vëllimit të tij me tregime Handy dhe të romanit Adam und Evelyn që janë botuar në vitet 2009 dhe 2010. I organizon këto lexime shtëpia botuese Blesok, në bashkëpunim me Goethe Institut dhe me përkrahjen bujare të Shoqatës Gjermano-Maqedone (Deutsch-Makedonischen Gesellschaft) dhe të fondacionit Robert Bosch Stiftung. Falë mbështetjes financiare të TRADUKI-t Ingo Schulze është përkthyer deri tani në shqip, maqedonisht dhe serbisht.
Shtyp

Nata e gjatë e letërsisë: Kroacia

.

fellbach_sommer_2010
Mysafirë të shumtë erdhën më 8 maj në Qilarin e Vozeve të vreshtarëve nga Fellbachu, për t’u rrëmbyer nga historitë e kroatëve mbi Kroacinë. Dy autor(e)ë kroatë dhe dy gjermano-kroatë lexuam në këtë mjedis të veçantë nga veprat e tyre: Edo Popović, Roman Simić, Jagoda Marinić dhe Nicol Ljubić.

partner projektesh

traduki partners 2014 d