përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Hapje e aplikimeve pör Takimin ndörkombötar tö pörkthyesve nö Berlin dhe Leipzig

.

34_ausschreibung
Fondacioni Robert Bosch dhe Literarische Colloquium (Kolokiumi letrar) Berlin ftojnë prej vitit 2004 në workshope ndërkombëtare ose takime prëkthyesish të letërsisë së gjuhës gjermane. Përmes bashkëpunimit me Institutin Goethe, Fondacionin S. Fischer dhe Traduki-n në vitin 2011 do të mundësohet një takim me deri në 40 pjesëmarrës nga e gjithë bota: „Tauben fliegen auf. Deutschsprachige Literatur aktuell" (Pëllumbat fluturojnë lart. Letërsia aktuale e gjuhës gjermane) do të zhvillohet nga 13.më 20 mars 2011 në Berlin dhe Leipzig.
Shtyp

Prezantimi i Veprës së plotë në prozën e shkurtër të Franz Kafkës në shqip

.

33_kafka
Më 26.10.2010 në Teatrin e Metropolit në Tiranë u zhvillua prezantimi i Veprës së plotë në prozë të Franz Kafkës në shqip.Përkthyesi dhe autori Ardian Klosi prej vitesh i është kushtuar kësaj pune. Tani është në finish: nëpërmjet ndihmës së TRADUKI u mundësua ky botim, i cili përfshin të përkthyera në shqip të gjitha tregimet, skicat, novelat e shkrimtarit nga Praga, të renditura sipas radhës kronologjike të krijimit të tyre, të shtypura në gjallje të autorit ose të botuara prej dorëshkrimesh pas vdekjes së tij.
Shtyp

InterLese 2010 ‒ Prezantim i vëllimit poetik "Land, das es nicht gibt" (Një vend që nuk ekziston)

.

32_lesunghajdarevic
Poeti Hadžem Hajdarević nga Bosnje-Hercegovina ishte prej 5 më 7 tetor 2010 me ftesë të Friedrich-Bödecker-Kreises in Sachsen-Anhalt e.V. (rrethit Friedrich Bödecker në Saksoni-Anhalt) mysafir i takimeve letrare "InterLese" në një turne leximesh në Berlin, Magdeburg dhe Halle/Saale. Ai i paraqiti publikut vëllimin e tij dygjuhësh me poezi Land, das es nicht gibt (Një vend që nuk ekziston), i cili u mbështet nga TRADUKI.

partner projektesh

traduki partners 2014 d