përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Lexim nga Christoph Ransmayr dhe Daniela Danz në Bukuresht

.

bukarest_ransmayr
Christoph Ransmayr dhe Daniela Danz
Më 25 shtator romancieri austriak Christoph Ransmayr dhe poetja gjermane Danila Danz lexuan në librarinë e Bukureshtit Cărtureşti nga librat e tyre Die letzte Welt (Bota e fundit - Ransmayr) dhe Pontus (Danz). Në këto vepra të dy autorët trajtojnë temën e Detit të Zi. Botimi i dytë i romanit të Ransmayrit doli më 2009 në shtëpinë botuese rumune RAO. Leximi u organizua nga fondacioni S. Fischer (TRADUKI) në partneritet me Forumin kulturor austriak të Bukureshtit, shtëpinë botuese RAO, Qendrën e informacionit të librit në Bukuresht dhe Institutin Goethe Bukuresht.
Shtyp

Njoftim: Edo Popovic lexon dhe diskuton

.

popovic_edo
© Anita Schiffer-Fuchs
Edo Popovic (Zagreb) lexon dhe diskuton. Diskutim me përkthyesen Alida Bremer dhe botuesit Seid Serdarevic (Fraktura, Zagreb) dhe Sebastian Wolter (Voland & Quist, Leipzig). Moderimi: Maike Albath

Literarisches Colloquium Berlin
Am Sandwerder 5, 14109 Berlin
Të enjte, 01.10.2009 ora 20
Në bashkëpunim me Traduki-n. Mbështetur nga Ministria e Jashtme gjermane. Hyrja e lirë.
Shtyp

Edo Popović në Forumin letrar të Hessenit

.

spieler
Me ftesë të Hessischer Literaturforums (Forumit letrar të Hessenit) shkrimtari kroat Edo Popović do të paraqesë sot në Mousonturm në Frankfurt romanin e tij „Die Spieler". Ky libër u botua në mars të këtij viti nga shtëpia botuese Voland & Quist në përkthimin e Alida Bremerit. Moderator i veprimtarisë është Martin Maria Schwarz nga Hessischer Rundfunk (Radioja e Hessenit).

Ky lexim organizohet në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI i cili ka mbështetur financiarisht edhe përkthimin e librit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d