përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Prezantimi i Veprës së plotë në prozën e shkurtër të Franz Kafkës në shqip

.

33_kafka
Më 26.10.2010 në Teatrin e Metropolit në Tiranë u zhvillua prezantimi i Veprës së plotë në prozë të Franz Kafkës në shqip.Përkthyesi dhe autori Ardian Klosi prej vitesh i është kushtuar kësaj pune. Tani është në finish: nëpërmjet ndihmës së TRADUKI u mundësua ky botim, i cili përfshin të përkthyera në shqip të gjitha tregimet, skicat, novelat e shkrimtarit nga Praga, të renditura sipas radhës kronologjike të krijimit të tyre, të shtypura në gjallje të autorit ose të botuara prej dorëshkrimesh pas vdekjes së tij.
Shtyp

InterLese 2010 ‒ Prezantim i vëllimit poetik "Land, das es nicht gibt" (Një vend që nuk ekziston)

.

32_lesunghajdarevic
Poeti Hadžem Hajdarević nga Bosnje-Hercegovina ishte prej 5 më 7 tetor 2010 me ftesë të Friedrich-Bödecker-Kreises in Sachsen-Anhalt e.V. (rrethit Friedrich Bödecker në Saksoni-Anhalt) mysafir i takimeve letrare "InterLese" në një turne leximesh në Berlin, Magdeburg dhe Halle/Saale. Ai i paraqiti publikut vëllimin e tij dygjuhësh me poezi Land, das es nicht gibt (Një vend që nuk ekziston), i cili u mbështet nga TRADUKI.
Shtyp

"Tribina Traduki" ̶ "Të shkruash a të mos shkruash, kjo është çështja?"

.

31_tribina
Nën titullin "Të shkruash a të mos shkruash, kjo është çështja?" më 6 tetor 2010 u zhvillua në Split një mbrëmje tjetër letrare nga cikli "Tribina Traduki". Mysafirë ishin këtë herë Lamija Begagić nga Sarajeva, aktualisht bursante e programit rezident "Marko Marulić", shkrimtarja dhe gazetarja nga Spliti Eda Vujević dhe Predrag Lucić, gazetar dhe bashkëthemelues i së përjavshmes satirike legjendare Feral Tribune. Nën moderimin e Jasen Bokos mysafirët folën për punën e tyre si shkrimtarë dhe diskutuan çështje të bashkëpunimit rajonal.

partner projektesh

traduki partners 2014 d