përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Reading Balkans: Emina Žuna në Tirana

.

637 zunaEmina Žuna nga Bosnja-Hercegovina e kaloi muajin maj në kuadër të programit "Reading Balkans" në  Tiranë si bursiste e programit të rezidencave. Aty ajo u mor me dorëshkrimin e romanit të ri, që së shpejti do të dalë nën titullin Čovjek iz budućnosti (Njeriu nga e ardhmja), dhe që merret me të kaluarën komuniste të Shqipërisë dhe gjurmët e saj në psikologjinë e popullsisë. Me këtë qëllim ajo vizitoi edhe disa muze.
Emina Žuna mori pjesë  "Ditënetët e Librit", në një diskutim me shkrimtarë dhe përkthyes në shqip. Ajo mbajti një lexim të vetin dhe një bisedë te "Reja", ku bisedoi me shkrimtarin dhe studiuesin Arian Leka si dhe antropologen Armanda Hysa për rolin e shkrimtarëve në debatin publik dhe tema të tjera të shumta nga e kaluara dhe e tashmja Në median shqiptare dhe bosnjako-hercegovinas qendrimi i saj pati një rezonancë të lartë.

Shtyp

"Poetë në rrugë" në Koper: Ahmed Burić me rezidencë në Slloveni

.

635 buricNë kuadër të "Reading Balkans" shkrimtari bosnjako-hercegovinas Ahmed Burić ishte në maj, me ftesë të shtëpisë botuese Goga, me rezidencë në Novo Mesto. Atje ai u morri me romanin e tij më të ri, regjistroi me muzikantë vendas këngë për poezitë e tij, dhe më 31 maj e prezantoi veprën e  tij për lexueset dhe lexuesit sllovenë, në një në bisedë me Jelka Ciglenečki.

partner projektesh

traduki partners 2014 d