përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Zora del Buono shfrytëzon qëndrimin e saj me bursë në Split për të hulumtuar për El Shatt

.

602 zora del buonoShkrimtarja zvicerane Zora del Buono ka qenë nga tetori gjer në nëntor për katër javë në Split si  bursante e programit të financuar nga TRADUKI, "Marko Marulić". Ajo e shfrytëzoi qëndrimin e organizuar nga shoqata KURS për t'u thelluar në jetën kulturore të qytetit, për të lidhur kontakte të reja dhe për të mbledhur informacione për librin e saj të ri mbi kompleksin kampeve të refugjatëve në El Shatt, ku prej vitit 1944 deri në vitin 1946, banonin qytetarë të evakuuar nga Dalmacia.

Shtyp

Robert Perišić me rezidencë letrare në Novo Mesto

.

601 robert perisicBotimet sllovene Goga pritën në dhjetor në Novo Mesto shkrimtarin kroat Robert Perišić si bursant të programit të financuar nga TRADUKI, Writer in Residence. Perišić radhitet ndër autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Kroacisë dhe ish-Jugosllavisë. Gjatë qëndrimit të tij në Novo Mesto, shkrimtari iu kushtua punës së tij dhe këmbimit të përvojës me botuesin slloven rreth kushteve të botimit në Slloveni. Me ftesë të botimeve Goga, Robert Perišić do të shkojë sërish në vitin 2018 në Novo Mesto, për t'iu prezantuar lexueseve dhe  lexuesve sllovenë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d