përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Reading Balkans: Yordan Slaveykov me bursë në “Prishtina has no river”

.

663 slavyekovNë kuadër të programit Reading Balkans, Qendra Multimedia i uroi mirëseardhjen në shtator, në Prishtinë, autorit bullgar, Yordan Slaveykov. Ai  jetoi dhe punoi në kryeqytetin e Kosovës për katër javë, ku pati mundësinë të njihej me skenën kulturore vendore.  Më 19 shtator, ai iu prezantua lexuesit në një bisedë me Qerim Ondozin, ku lexoi një fragment nga romani i tij Последна стъпка .

Shtyp

Nachtleuchten. Takimi ndërkombëtar i përkthyesve të letërsisë gjermane

.

berlin uebersetzerwerkstattKollokiumi i Letërsisë në Berlin (LCB) ) bën thirrje për të aplikuar për pjesëmarrje në Takimin Ndërkombëtar të Përkthyeseve dhe Përkthyesve të letërsisë nga gjermanishtja. Në kuadër të një seminari njëjavor nga 17 deri më 24 Mars 2019, pjesëmarrësve u jepet mundësia që të njihen me zhvillimet aktuale të skenës letrare gjermane dhe që nëpërmjet kontakteve me autorë botues dhe kritikë, por edhe me kolegë nga vende të tjera, të përfshihen në një rrjet gjithnjë në rritje përkthyesish.  Pjesë e programit është edhe vizita e panairit të Lajpcigut dhe një prezantim në Qendrën e Përkthimit në panair. Afati i fundit për aplikim është data 20 nëntor 2018.

partner projektesh

traduki partners 2014 d