përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Stefan Çapaliku lidh kontakte me skenën artistike dhe teatrore në Split

.

565 capalikuDramaturgu shqiptar, Stefan Çapaliku, bujti gjatë muajit korrik në shtëpinë e shkrimtarëve në Split. Gjatë katër javëve të qëndrimit të tij atje, që ishte në kuadër të programit të rezidencës, "Marko Marulić", që prej vitit 2010 organizohet nga shoqata KURS me mbështetjen e TRADUKI-it, ai përmbylli dorëshkrimin për librin më të ri dhe krijoi kontakte me skenën artistike dhe teatrore. Ai qe ftuar në Vila Dalmacija së bashku me regjisorin nga Bosnja-Hercegovina, Dino Mustafić.

Shtyp

"Absolute modern": Naida Mujkić me bursë rezidence në Shkup

.

564 mujkic naidaGjatë muajit korrik poetja nga Bosnja-Hercegovina, Naida Mujkić, ishte ftuar në Shkup në kuadër të programit të rezidencave, që financohet nga TRADUKI, "Absolute modern". Atje ajo punoi për librin e saj të ri, një përmbledhje me prozë të shkurtër dhe poezi si dhe e shfrytëzoi qëndrimin në Shkup edhe për t'u njohur dhe krijuar kontakte me skenën letrare në Maqedoni. Në Strumica, Naida Mujkić, i prezantoi publikut lexues veprën e saj në një mbrëmje poetike me lexime dhe një bisedë, organizuar nga botimet Goten, realizuesen e programit të rezidencave të letrarëve në Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d