përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Seminar 'Wake up Europe, Sarajevo Calling' – afati i fundit për aplikim: 28 maj 2017

.

536 wakeupeuropeMuzeu historik i  Bosnjë-Hercegovinës po ripërpunon aktualisht konceptin e ekspozitës së përhershme 'Sarajeva e rrethuar', e cila u hap në vitin 2003. Në bashkëpunim me Shoqatën e Europës Juglindore, ai organizon në këtë kontekst seminarin dyditor me temë: 'Wake up Europe, Sarajevo Calling', i cili do të zhvillohet në Sarajevë, në datat 26 deri 29 qershor 2017. Seminari bashkon stafin e Muzeut Historik me kuratorë, historianë dhe pedagogë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian me qëllim që të shqyrtojnë së bashku propozime konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të ekspozitës.

Shpallja (në anglisht)

Shtyp

Wolfgang Streeck në një udhëtim promovimi në Bullgari

.

532 streekNë fillim të majit, sociologu Wolfgang Streeck shkoi në Sofje, për të prezantuar aty librin e tij  Gekaufte Zeit. Die vertagte Krise des demokratischen Kapitalismus, i cili para pak kohëh u botua i përkthyer në bullgarisht. Prezantimi u organizua nga shtëpia botuese KX – Critique & Humanism, në bashkëpunim me Institutin Goethe të Bullgarisë. Me interes të madh publiku ndoqi debatin e gjallë ndërmjet Heinrich Geiselberger (Botimet Suhrkamp), profesorit Stilyan Yotov (bashkëpërkthyes) dhe profesorit Alexander Kyossev (Universiteti i Sofjes.)

Shtyp

Kreativna Evropa: Tryezë e rrumbullakët në Beograd mbi zhvillimin e një tregu libri të unifikuar

.

534 belgradNë kuadër të programit 'Kreativna Evropa', në datat 18 deri më  21 prill, u zhvillua në Beograd një forum me temë '(Ri)pozicionim i rajonit të Europës (Juglindore) përmes kulturës'. Në emër të TRADUKI-t, aty ishte edhe Andrej Lovsin, i cili mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me temën: 'Strategjitë e zhvillimit të një tregu të njësuar për librin'. Tok me panelistët Andrea Lešić-Thomas (Universiteti i Sarajevës), Enes Halilovićin (Sent i Eckermann, Novi Pazar) dhe Ana Pejović (Krokodil, Beograd), në një bisedë me moderatorin Mladen Vesković, nga ministria serbe e kulturës dhe informacionit, ai trajtoi çështjen se si mund të tregtohen më mirë përtej kufijve të një vendi librat që në origjinal kuptohen edhe në vende të tjera të rajonit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d