Reading Balkans: Marko Pogačar në Tiranë
Në kuadër të programit "Reading Balkans", poeti kroat Marko Pogačar ndenji gjatë muajit prill në Tiranë. I ftuar i shtëpisë botuese POETEKA, Pogačari u njoh nga afër me skenën kulturore të Tiranës dhe bëri një udhëtim në jug të Shqipërisë për të mbledhur material të ri për një ese udhëtimesh. Në përfundim të qëndrimit të tij atje, së bashku me poetin shqiptar Arian Leka, ai mbajti një seminar me studentët e universitetit Marin Barleti në Tiranë, ku morën pjesë edhe poetë dhe përkthyes të tjerë. Aty u fol për rolin e artit dhe letërsisë sot, për domethënien e fjalës, dhe u kujtua pesëdhjetëvjetori i Pranverës së Pragës.