Dino Pešut si Artist in Residence në Vjenë
Në shkurt dhe mars 2019, shkrimtari kroat, Dino Pešut, qëndroi në Vjenë si i ftuar i programit Artist-in-Residence, që organizohet nga KulturKontakt Austria, në bashkëpunim me TRADUKI-n. Periudhën e qëndrimit të atjeshëm ai e shfrytëzoi kryesisht për hulumtime për veprat e reja, por edhe për t'iu prezantuar publikut vjenez në disa lexime.