TRADUKI në Panairin ndërkombëtar të Librit në Sofie Shtyp
100_sofia
Nga data 6 deri në 12 dhjetor 2011 TRADUKI u prezantua në Panairin ndërkombëtar të Librit në Sofie dhe paraqiti këtu shtëpitë partnere bullgare dhe rreth 30 botime të cilat kanë dalë vitet e fundit në Bullgar me mbështetjen financiare të TRADUKI-t. Stenda e TRADUKI-t tërhoqi botues, shkrimtarë dhe përkthyes të shumtë dhe ngjalli njëkohësisht mjaft interes ndër vizitorët e panairit.
Lexo ma...
 
Festival triditor i TRADUKI-t në Shkup Shtyp
99_makedonija
Me ftesë të Robert Alagjozovskit nga shtëpia botuese Goten TRADUKI ishte mysafir në Shkup nga 4 në 7 dhjetor 2011. Oliver Zille, drejtori i Panairit të Leipzigut, shoqëroi ekipin e TRADUKI-t për ta njohur më nga afër skenën letrare të Maqedonisë.
Lexo ma...
 
Festival „Review within Review“ Shtyp
97_review
Me mbështetjen financiare të TRADUKI-it shkrimtarët Miroslav Mićanović (Kroaci) dhe Igor Isakovski (Маqedoni) udhëtuan në shtator 2011 në Slloveni me qëllim që të lexonin gjatë festivalit „Review within Review“ prej vëllimeve poetike të mbështetura nga TRADUKI, të cilat kanë dalë para pak kohësh pranë shtëpisë botuese Apokalipsa në përkthim sllovenisht. Autorët iu paraqitën lexuesve sllovenë në qytetet Škocjan, Trieste dhe Lubjanë.
Lexo ma...
 
Programi rezidencial europian ‒ Shpallje për vitin 2012 Shtyp
98_sarajevo
Goethe-Institut (Instituti Goethe), qendra Sarajevo Open Centre dhe TRADUKI, në kuadrin e  Programit rezidencial europian për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë 2011-2012 shpallin edhe për vitin 2012 bursa njëmujore për qëndrim rezidencial shkrimtarësh nga Gjermania.
Lexo ma...
 
Workshope të tjera për përkthyes në Sarajevë Shtyp
96_sprachmittlerfoerdern
Në tetor dhe nëntor 2011 TRADUKI dhe Goethe-Institut Bosnien und Herzegowina [Instituti Goethe në Bosnje-Herzegovinë] e vazhdojnë projektin „Në mbështetje të ndërmjetësuesve të gjuhës“ me tri workshope të tjera lidhur me temat „Efikasiteti në energji“, „Tregimet“ dhe „Titrimi i filmave“
Lexo ma...
 
„Brücke Berlin“- Çmimi për vitin 2012 Shtyp
berlin_bruecke_1
Fondacioni BHF-BANK më 6 qershor 2012 do të japë për herën e gjashtë çmimin e letërsisë dhe të përkthimit „Brücke Berlin“ (Ura Berlin). Ky çmim nderon një vepër bashkëkohëse me rëndësi nga letërsitë e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore si dhe përkthimin e saj me nivel të lartë në gjuhën gjermane.
Lexo ma...
 
Nikola Madžirov mysafir në Mynih Shtyp
94_versetzter_stein
Më 23 nëntor 2011 poeti maqedonas Nikola Madžirov lexoi në Dhomën e Poezisë së Mynihut nga vëllmi i tij poetik Преместен камен, i cili është botuar pak kohë më parë në gjermanisht me mbështetje financiare nga TRADUKI. Përkthyesi i librit Alexander Sitzmann, i cili moderoi këtë mbrëmje, lexoi nga versioni gjermanisht me titull Versetzter Stein (Gur i zhvendosur), botuar nga edicioni Lyrik Kabinett pranë botimeve Hanser.
 
Mbrëmje letrare „Tribina Traduki“ me Alek Popovin dhe Renato Baretićin Shtyp
93_tribina
Në mbyllje të qëndrimit të tij si bursant i programit rezidencial „Marko Marulić“ shkrimtari bullgar Alek Popov iu prezantua publikut splitas më 17 nëntor 2011 gjatë mbrëmjes letrare „Tribina Traduki“. Në bisedë me moderatorin Jasen Boko, ai dhe shkrimtari kroat Renato Baretić komentuan suksesin e tyre si shkrimtarë dhe vendin që kanë letërsia dhe kultura në Bullgari dhe Kroaci.
Lexo ma...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>